Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Izrael-Gaza, një tweet dhe më pas ‘lumë’ bombash: Ofensiva në tunelet e Hamasit

11:18 / May 15, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
izrael 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Dredhia” e Izraelit, një pushtim i sajuar, dhjetëra të vdekur nën tokë nga bombardimet më të rënda që kanë ndodhur ndonjëherë. Dhjetë mijë palestinezë të zhvendosur, fshatrat arabe në veri të shkatërruara.

JERUZALEM – Batalionet sa vijnë e grumbullohen në kufi, tanket bombardojnë fshatrat në veri të Rripit të Gazës dhe përparojnë drejt barrierës që e ndan nga Izraeli, një tweet nga forcat e armatosura për të njoftuar se “trupat tokësore” po marrin pjesë në sulmin kundër Hamasit.

Jonathan Conricus, zëdhënësi i ushtrisë izraelite për mediat e huaja konfirmon: “Ne kemi depërtuar në Gaza”.

Studiuesit e strategjisë ushtarake e quajnë këtë lëvizje si “mjegulla e luftës”, një strategji e cila krijon pasiguri dhe vështirësi për ata që marrin pjesë në luftime për të kuptuar situatën drejtpërdrejt.

Qëllimi kishte qenë përdorimi i gazetave të mëdha të huaja për të jehuar lajmin për fillimin e pushtimit nga toka, pjesë e një dredhie për të shtyrë njësitë paraushtarake të Hamasit dhe Xhihadit Islamik për të hyrë në sistemin e tunelit të ndërtuar në rërë nën Gaza: nga këtu ushtarët do të dilnin për të zënë pritë në pararojën e trupave.

Në të vërtetë nuk kishte asnjë përparim të trupave drejt tunelit, Conricus e mohoi bastisjen pas një ore, duke thënë se ai dhe zëdhënësit e tjerë nuk e kishin kuptuar njëri-tjetrin.

Për rreth 1 orë, forca ajrore dhe artileria filluan një nga bombardimet më të rënda në të gjitha luftërat e zhvilluara midis Hamasit dhe Izraelit. 160 aeroplanë morën pjesë duke lëshuar gati 150 raketa: tunelet nëntokësore që inteligjenca izraelite i quan “metro” do të u shkatërruan në pak minuta, dhjetra të vdekutr.

Shtëpitë e fshatrave palestinezë në veri, drejt kufirit, u shkatërruan dhe u kthyen në rrënoja. Të paktën dhjetë mijë banorë janë zhvendosur drejt jugut të Gazës, larg ‘shiut’ të raketave dhe avionëve.

izrael 1

Raketa e Hamasit

Viktimat në Rripin e Gazës janë më shumë se 120 (mes tyre 31 të mitur dhe 20 gra).

Energjia elektrike më shumë mungon se sa vjen, uji është i pakët. Që nga fillimi i konfliktit të hënën e kaluar, Hamasi dhe organizata të tjera fondamentaliste kanë qëlluar 1,800 raketa dhe predha mortaje, 90 përqind e të cilave janë përgjuar nga sistemi “Kupola e Zjarrit”.

Dje ata e përqendruan sulmin në qytete në jug të vendit – gjatë funeralit në Sderot, djalit 5-vjeçar të vrarë të Premten, një nga 8 izraelitët e vdekur, ushtria bëri nderimet e saj duke gjuajtur në ajër – dhe ata vazhduan të dërgojnë dronë të ngarkuar me eksplozivë, për të shkatërruar forcat ajrore.

Delegacioni egjiptian është larguar nga Tel Avivi pa kërkuar armëpushim.

“Le të ecim përpara”, tha Benjamin Netanyahu, Kryeministri izraelit – dhe ndërmjetësuesit po bëjnë thirrje për një armëpushim për të qenë në gjendje të evakuojnë të plagosurit (900 në total) përmes kalimit Rafah drejt Egjiptit.

Qeveria izraelite duhet të menaxhojë tanimë gjashtë fronte, trazira dhe protesta.

Grupet palestineze nga Bregu Perëndimor u përplasën me ushtrinë, 11 prej tyre u vranë; mijëra arabë u grumbulluan në kufi nga Jordania dhe u kthyen pas në veri “Vija Blu” u përshkua nga libanezët e rinj, njëri u vra nga patrulla Tsahal dhe lëvizja islamike Hezbollah e njohu atë si anëtar të vetin; dhuna brenda qyteteve izraelite midis arabëve dhe hebrenjve nuk ndalet, ndërsa Siria gjuajti së fundmi tre raketa.

Corriere.it/ Tirananews.al
l.G

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.