140 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre dhe 40 fëmijë, ndërsa janë plagosur mbi 950 të tjerë. Ky është bilanci i një lufte të përshkallëzuar mes Izraelit dhe Palestinës që ka hyrë sot në ditën e gjashtë të saj.
Luftimet që po zhvillohen mes Hamasit dhe Izraelit po prekin dhe ambasadat. Ambasada shqiptare në Izraelin qendror shkruan se janë shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael.
“Goditje raketash në Ramat Gan, pranë ambasadës shqiptare gjithashtu, midis breshërive të mëdha në Izraelin qendror. Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael. Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet”, shkruan ambasada shqiptare në “Twitter” teksa shpërndan postimin e ambasadës austriake.

