Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës gjatë ditës së sotme do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hareshme, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në skajin verior dhe zonat lindore duke rrezikuar ndonjë shi të izoluar dhe të papërfillshëm. Pjesa e dytë e ditës sjell largim të vranësirave nga vendi ynë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C.
Era do fryjë mesatare dhe hera herës e fortë me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
