Dy shtetas italianë janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë tentuar të kalonin kufirin për të udhëtuar drejt Italisë duke falsifikuar testin e Çovid-19.
Sipas njoftimit të policisë së Vlorës, mësohet se dy personat me incialet G. C., 57 vjeç dhe V. B., 73 vjeç, banues në Itali, janë proceduar penalisht për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave shëndetësore”.
Gjithashtu mësohet se është vënë në pranga dhe një 35-vjeçar me inicialet A.D., banues në Fier, i cili akuzohet se është personi që ka falsifikuat testet e Covid-19 për dy italianët.
Njoftimi i policisë Vlorë
Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas si dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për tentativë të kalimit të kufirit me test të COVID-19 të falsifikuar. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 35 vjeç, banues në Fier si dhe proceduan në gjëndje të lirë shtetasit italian G. C., 57 vjeç dhe V. B., 73 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave shëndetësore”.
Dy shtetasit italianë të cilët do të udhëtonin drejt Italisë janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë gjatë përpunimit të dokumentacionit me test Covid-19 të falsifikuar, të cilat dyshohet se janë falsifikuar nga shtetasi A. D. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
