Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prapaskenat/Anëtarët e KQZ-së takim të fshehtë me Ramën. Çfarë po ndodh në lëvizjet e fundit politike?

13:34 / February 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KQZ1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë dorëzoi dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mandatet e opozitës parlamentare. Një ditë pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzuan zyrtarisht mandatet e tyre parlamentare, Kryetari i Kuvendit ia përcolli kërkesën e tyre Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të plotësuar vakancën e krijuar në Kuvend.

Ndonëse më parë nga maxhoranca ishte bërë e ditur se do të shfrytëzohej e gjithë hapësira kohore prej 30 ditësh për shqyrtimin e tyre, kjo gjë nuk ndodhi dhe tanimë pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të thërrasë në institucion personat që janë poshtë listës fituese të partive opozitare dhe do të shihet nëse të gjithë kandidatët do ta pranojnë mandatin apo do t’i qëndrojnë vendimit të marrë nga PD-LSI, shkruan e përditshmja “Panorama”.

Sipas procedurës ligjore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka një afat prej 10 ditësh për të filluar zëvendësimin e deputetëve. Brenda këtij afati 10-ditor është parashikuar të shqyrtohen edhe formularët e dekriminalizimit të të gjithë kandidatëve që janë poshtë listës. Kësisoj, sipas afateve ligjore, pritet që brenda datës 3 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të fillojë dhe zëvendësimin e deputetëve.

Por nëse vendimit të marrë nga opozita do t’i binden edhe kandidatët, të cilët nuk u shpallën fitues në 2017, vendet e Parlamentit pritet të mbeten bosh. Kjo, pasi neni 164, pika 4 e Kodit Zgjedhor, thekson se: “Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë. Kur mandati i ndërprerë i përket një kandidati të propozuar nga zgjedhësit, mandati i kalon subjektit zgjedhor me herësin më të lartë. Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë”.

Por në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, forcat politike garuan më vete dhe jo në koalicione parazgjedhore, gjë e cila pritet të sjellë edhe boshatisjen e Parlamentit. MBLEDHJA Ditën e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës kishte miratimin e strukturës buxhetore për institucionin për vitin 2019 si edhe regjistrimin e Partisë së Gjelbër për zgjedhjet vendore të datës 30 qershor të këtij viti.

Mbledhja e KQZ-së zgjati vetëm 5 minuta, ku anëtarët e institucioni kaluan të dyja pikat e rendit të ditës pa asnjë diskutim ndërmjet tyre. Por ajo që ra në sy ishte vonesa e katër anëtarëve të KQZ-së të propozuar nga shumica parlamentare, konkretisht të Denar Bibës, Bledar Skënderit, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri. Burime nga maxhoranca bëjnë me dije për gazetën “Panorama”, se të katërt anëtarët kanë zhvilluar një takim në Kryeministri me Edi Ramën. Nuk dihen detajet e bisedës së bërë ndërmjet kreut të qeverisë dhe katër anëtarëve të KQZsë, por ajo që ra në sy ishte nxitimi të mbyllur sa më parë mbledhjen e institucionit./Panorama, versioni print

KQZ prapaskenat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.