Taulant Muka, ish zv. ministër i Arsimit për pak kohë vijon ende me publikimin e plagjiaturave dhe këtë herë ajo çka ka nxjerrë është për të ardhur keq që ish kryeministri i vendit Sali Berisha i është referuar për të promovuar bumin turistik në Shqipëri, apo thënë ndryshe për ti hedhur hi syve shqiptarëve.
Taulanti shkruan se studimi është vjedhur 100 % nga Argita Malltezi dhe ish deputetja e PD-së për Vlorën Liljana Elmazi, vetëm se janë ndryshuar emrat Greqi dhe Kretë me Shqipëri dhe Vlorë.
Statusi i Taulant Mukës:
Ne fakt ai po fliste per shifrat e Greqise! Vajza e tij, Argita Malltezi, se bashku me ish deputeten e PD per Vloren, Liljana Elmazi, kane kopjuar nje artikull te tere (100%) duke ndryshuar emrin Greqi dhe Krete me Shqiperi dhe Vlore!
Ju kujtoj qe te tille artikuj perdoren per te ndertuar politikat ne fushen e turizmit dhe zhvillimin ekonomik te zonave turistike! Gjithashtu, te tille artikuj perdoren si referenca per institucionet nderkombetare, perfshire BE.
Por si mund te ndertohen politika te drejta kur “akademiket” shqiptare vetem kopjojne dhe shesin produktin intelektual te vendeve te tjera si te tyrin? Prandaj eshte e rendesishme te investojme ne arsim cilesor dhe ne pune kerkimore, si e vetmja mundesi per te ndertuar nje shoqeri te shendetshme dhe te ardhme prosperiteti!
Artikujt:
Tourism in prefecture of Valona as a neë attractive destination in mediterranean region. An sëot analysis and its marketing. Argita Berisha- Malltezi, University of Tirana, Albania; Liljana Elmazi, University of Tirana, Albania
http://www.ijmc.org/IJMC/Vol_12.4_files/IJMC_12-4.pdf
Touris Crete and its perspectives through a SëOT analysis- Crete case study
Dr. Karagiannis Stefanos, Technological, Educational Institute of Crete, GREECE
PS: Edhe ne kete artikull ta kane vene emrin gabim Argita? Ne fakt ne te njejtin vellim te revistes ekziston e nje tjeter artikull me emrin tend te cilin ti e ke dhe ne CV zyrtare ne FDUT!


