Përditë flasim për politikë, për qeverinë që meritojmë, për kulturën evropiane, po vazhdojmë akoma me avazin e vjteër, atë të kryerjes së nevojave personale vend e pa vend, ose më mirë të themi ku të na zërë.
Kemi parë të pshurrin poshtë urave, nëpër lulishte, rrugë apo cepa pallatesh, po kurrë nuk kishim parë të hipësh majë tarracës për të kryer nevojat personale.
Pamjet e publikuara nga “Balkanweb” tregojnë një burrë që ndodhet në tarracën e një dyqani, afër dritares së një banese në katin e dytë, ku dikush, që nuk dihet nëse është me të meta mendore apo i pirë bën gjeste të pazakonta e më pas zbret sikur nuk ka ndodhur gjë.
