Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do ketë surpriza në zgjedhjet e 13 qershorit në PD? Nano paralajmëron atë çfarë mund të ndodhë

19:58 / May 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti i njohur Mustafa Nano i cilësoi mbledhjet Partisë Demokratike si të vdekura. Nano tha se, përjashto 7-8 veta, pjesa tjetër e demokratëve “nuk kanë zë dhe i binden një humbësi serial. Nano po ashtu u shpreh se Basha është një nga politikanët më pak europianë pasi duhej të ishte larguar dhe të mos krijonte alibi për humbjen e zgjedhjeve.

Pjesë nga intervista në tMCN TV:

Nano, PD vendosi të shkoje në zgjedhje në 13 Qershor. Do të thotë ky një rikonfirmim i zotit Basha në krye të PD-së?

Nano: Absolutisht sepse nuk ekziston as koha e nevojshme për të bërë një garë serioze. Nuk ka kohë për kontakte dhe ide, e quaj garën të mbyllur pa filluar ende. Është për të ardhur keq. PD do ketë në krye Bashën, një humbës serial, një dështak. Mbledhjet e kryesisë ishin si të vdekura, nuk ka zëra kundër, përjashto 7-8 veta, të tjerët nuk ka zë dhe asnjë gjë për të thënë dhe i binden një humbësi serial.

Basha ka qenë ai që ka premtuar në PD modelin amerikan. Pse mendoni se nuk i është përmbajtur këtij premtimi?

Nano: Kam përshtypjen që Basha si shumë të tjerë ka frikë nga gara. Është një nga politikanët më pak europianë që njoh. Nuk ka dilema një politikan i rëndësishëm në një situatë të tillë, nuk ka nevojë për alibi, thjesht vendos dhe largohet. Me një pyetje ai bëri sallën të heshtë: Nëse ju mendoni se s’ka masakër elektorale unë largohem dhe të gjithë kanë heshtur.

Në PD zërat kundër janë të paktë, por nuk duket te ketë shumë mbështetje të hapur për zotin Basha. Duhet te presim surpriza nga zgjedhjet e 13 qershorit në Partinë Demokratike?

Nano: Nuk ka surpriza. Edhe Kadilli që ka dalë është e njëjta prerje, ai përpiqej ti çonte sinjale Berishës, PD ka nevojë për tu deberishizuar. Ai i përket një kohe të kaluar, misioni i tij ka mbaruar dhe është e kotë të flasësh për të. Po të jetë puna për berishianë, Basha është më i miri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Protestat e dhunshme në Tiranë/ Arrestohen 3 protestues, procedohen penalisht 18 të tjerë/ Vendosen 44 gjoba

11:47 / November 15, 2026

Alarm në Uashington! Mossad paralajmëron CIA-n: Irani mund të godasë Trump dhe zyrtarët e tij

11:44 / November 15, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.