Dy shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen se posedonin një fabrikë kanabisi prej 1 milion paund brenda një ish-klubi të natës në Coventry.
Fabrika e kanabisit u zbulua nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në një ish-klub nate tre katësh në Trinity Street, në qendrën e qytetit Coventry, gjatë një operacioni më 15 tetor.
Oficerët gjetën rreth 1.000 bimë, me vlerë rreth 1 milion paund, dhe u përshkrua si “një nga gjetjet më të mëdha të zbuluara ndonjëherë nga NCA”.
Gjatë këtij operacioni ra në pranga Adrian Lleshaj dhe Andi Cani, 24 vjeç, si dhe shtetasi vietnamez Cao Van Vu, 31 vjeç, të cilët të dy kanë pranuar gjithashtu prodhimin e kanabisit. Të gjithë janë caktuar në paraburgim dhe po përballen me akuzat e prodhimit të kanabisit.