Moderatori i njohur Blendi Fevziu ka festuar sot ditëlindjen e tij të 52-të. Vetë Fevziu ka ndarë momente nga urimet që i kanë bërë kolegët, bashkëpunëtorët e ngushtë por edhe familja, e veçanërisht e bija Misheli.
Spikeri i lajmeve, Reis Çiço e ka pritur në hyrje të televizionit ku edhe punon me një tortë, ndërsa këngën e ditëlindjes ka zgjedhur që t’ia këndojë vetë. Në fund, urimin e përmbyll me një puthje dhe një përqafim.
Stafi i emisionin “Opinion” gjithashtu i ka dedikuar një tortë, e cila shoqërohej me mbishkrimin: Vitet janë thjeshtë një numër! Ndërsa mbi tortë janë vendosur qirinjtë që formojnë numrin 52. Po ashtu nuk ka munguar dedikimi nga vajza e madhe, Misheli, ka ndarë foto të vjetra të tyret ndërsa nuk ngurron që t’i shprehë dashurinë.
“Urime ditëlindjen binjaku im! Të dua shumë,”-shkruan ajo.
Mesa duket, Fevziu ka thyer një rekord të ri si personi që ka marrë më shumë torta për festën e lindjes. Epo, urime ditëlindjen!

