Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

SHBA nis hetimet, dy raste me sindromën misterioze në Shtëpinë e Bardhë. Ish-agjent i CIA-s zbardh detajet e rënda

14:20 / May 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60a3ac244337b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë afër presidentit Joe Biden, dy incidente misterioze kanë shqetësuar zyrtarët e inteligjencës. Disa burime i thanë CNN se dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë u sëmurën nga diçka e panjohur, njëri afër portës së kopshtit të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa tjetri duke kaluar një portë në anën jugore. Të dyja ngjarjet ndodhën në nëntor dhe përfshinin zyrtarë të këshillit të sigurisë kombëtare.

“Ka dhe një impakt psikologjik lidhur me mënyrën se si ky sulm u bë dhe pse u zgjodh ai lokacion specifik. Kjo dërgon mesazhin se “ne mund t’iu afrohemi ju deri në Shtëpinë e Bardhë”, tha Jonathan Wackrow, ish-agjent i Shërbimit Sekret.

Quhet “Sindroma e Havanës”, pasi në mënyrë të pashpjegueshme simptomat nisën me diplomatët amerikanë në Kubë, rreth 5 vite më parë. Sulme të ngjashme kundër zyrtarëve dhe anëtarëve të inteligjencës së SHBA-së ndodhën në Rusi, Kinë dhe shtete të tjera. Simptomat përfshijnë humbje të dëgjimit, marrje mendsh dhe dhimbje koke.

Një ish-agjent i CIA-s, thotë se është goditur në një hotel në Moskë në 2017. “U zgjova në mes të natës dhe kisha një marrje mendsh të tmerrshme. Dhoma po më rrotullohej, dhe më vinte të villja. S’kisha përjetuar kurrë diçka të atillë. Kisha zhurma në veshë dhe po më gumëzhinin”, kujton Marc Polymeropoulos. Ai thotë se u diagnostikua me traumë në tru pas sulmit dhe u detyrua të dilte në pension.

Autoritetet federale amerikane kanë hapur një hetim se kush qëndron pas sulmeve me valë sonore. Thuhet se mund të jetë Rusia ose Kina. “Më të mirë në këtë fushë janë rusët. Do të dyshoja se janë rusët dhe se është një operacion i fshehtë i inteligjencës se sa me synimet për të lënduar dikë”, thotë Robert Baer, ish-oficer i CIA-s.

Rusia mohon çdo përgjegjësi, ashtu si Kina apo Kuba. Ekspertët nuk besojnë se presidenti Joe Biden rrezikohet nga ndonjë sulm i tillë brenda Shtëpisë së Bardhë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.