Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Gati për Shqipërinë”, sipërmarrësja shqiptare i përgjigjet nismës së Ramës

11:04 / May 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anita likmeta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anita Likmeta, sipërmarrësja dhe gazetarja shqiptare që jeton në Itali i është përgjigjur nismës së lançuar nga kryeministri Edi Rama “Gati për Shqipërinë”, një platformë për këdo që jeton brenda apo jashtë Shqipërisë dhe dëshiron të kontribuojë me ide dhe projekte në vend.

Likmeta i është përgjigjur publikisht thirrjes duke u shprehur se e bënë veten të disponueshme duke vënë theksin se nuk kërkon para, por dëgjim konkret! “Jam shumë e gëzuar që lexoj këtë call to action drejtuar të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të vendit, sepse është pikërisht ajo që unë e argumentoja si të nevojshme dhe urgjente në shumë artikuj të mi gjatë muajve të fundit. Unë mendoj se kjo iniciativë mund të gjejë vërtet vëmendjen e të gjithë atyre që duan të përfshihen dhe të investojnë në vendin tonë në një moment vendimtar historik në të cilin më në fund do të kemi mundësinë të marrim një rol udhëheqës në kontekstin Evropian”, shkruan Likmeta.

POSTIMI I PLOTE

Zoti Kryeministër,
Jam shumë e gëzuar që lexoj këtë call to action drejtuar të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të vendit, sepse është pikërisht ajo që unë e argumentoja si të nevojshme dhe urgjente në shumë artikuj të mi gjatë muajve të fundit. Unë mendoj se kjo iniciativë mund të gjejë vërtet vëmendjen e të gjithë atyre që duan të përfshihen dhe të investojnë në vendin tonë në një moment vendimtar historik në të cilin më në fund do të kemi mundësinë të marrim një rol udhëheqës në kontekstin Evropian.
Meqenëse e juaja është një mesazh publik, drejtuar qytetarëve shqiptarë, unë përgjigjem publikisht sot duke e bërë veten të disponueshme. Unë tashmë kam filluar disa nga projektet e mia kulturore në Shqipëri, të cilat kanë ambicien e një hapësire ndërkombëtare dhe për të cilat nuk kërkoj para por dëgjim konkret.
Punë të mbarë atëherë, dhe rroftë Shqipëria!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.