Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Berisha “non grata” nga DASH/ Spiropali: Futi thikën e përçarjes te shqiptarët, keqardhje që zullumet e tij mbushën botën dhe turpëruan Shqipërinë

11:38 / May 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SPiropali Kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit ka komentuar vendimin e DASH-it për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali e ka cilësuar këtë vendim si dënim kapital për Berishën, ndërsa shtoi se nuk u lumturua nga ky fakt.

Ajo tha se ndjeu keqardhje që lajmet për të mbushën botën. Duke komentuar qëndrimin e kreut të PD-së Lulzim Basha, Spiropali tha se fjalimi i tij duket se ishte shkruar me bojën e Berishës.

“Dënimi kapital i Sali Berishës, nuk më lumturoi. Por përkundrazi prodhoi keqardhje të thellë, që tmerre dhe turpe të tilla janë ndodhur në vendin im. Ndjeva keqardhje që lajme për ish-presidenti dhe kryeministri dhe familjen e tij mbushën botën. Ai hyri në vendin e tij me vendosshmërinë e një shqiponje, por po del si korbat e zinj.

Keqardhje që karizmën e tij të lindur prej lideri Sali Berisha nuk e përdori për të bashkuar dhe për të shpërndarë palët, por për të futur plagët e përçarjes, Keqardhje që nën hyqmin haxhi-saliniste të tij, asnjë drejtues biznesi nuk mbajti përgjegjësi për gërdecin apo 4 vrasjet në bulevardi. Ndeva keqarhdje që përveç bëmave të Sali Berishës sillen në vëmendje ato që ka bërë, Aleati më i madh dihet se kush është.

Për të paguar mediat, apo përdorimi i parave të korrupsionit dhe gjakut në kanale dhe portale ku mbizotëron gjuha e urrejtës. Reagimi i Lulzim Bashës që s’po di nga t’ja mbajë dhe reagimi i PD që s’po gjen derman, ishte për të qeshur. Ata që nuk kanë lënë njeri pa sharë, sot duan prova për vendimin e shpallur reagim. Vetë reagimi i Bashës që duket se është i shkruar me bojën e Berishës. Lufta frontale ndaj pandëshkueshmëris është pa kthim. Me fatet e vendit nuk bëhet shaka. Kambana ra për të gjithë. Nuk mund të jesh edhe lider edhe makut. Berisha nuk u shkëput nga mendësia. Ai kultivoi dukuritë më katastrofike. Se nisi keq, por iu ngatërruan këmbët dhe u rrëzua rrugët. Shqipëria s’i ka më asnjë borxh.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.