Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Zhdukja” e armëve në Mullet, si u zbulua dhe dyshimet e policisë për…

19:39 / February 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
depo e armeve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej tre muajsh, Prokuroria e Tiranës dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat po kryejnë hetime në lidhje me “zhdukjen” e dy pistoletave në Qendrën e Furnizimit të Materialeve Teknike apo i njohur ndryshe si ish-reparti 100 në Mullet. 

Ngjarja u konstatua fillimisht në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kur gjatë një inventari që po kryhej në magazinat në varësi të Ministrisë së Brendshme, u konstatua se mungonin dy pistoleta, si dhe disa materiale të tjera.

Burime nga Policia thanë se fillimisht pati dyshime për një vjedhje të mundshme, nga persona të jashtëm, por edhe ndonjë mundësi bashkëpunimi nga punonjësit e Policisë që ruajnë këtë objekt. Për këtë arsye, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat u vu në lëvizje duke kryer veprimet paraprake hetimore. Duke qenë se nuk u konstatuan prova të dukshme për ndonjë vjedhje të mundshme, edhe pse vazhdon të jetë një dyshim, ngjarja u referua në Prokurori nga SHÇBA për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Burimet thanë se nuk përjashtohet mundësia e ndonjë vjedhjeje, megjithatë mundësia më e madhe është që të jetë bërë një gabim në inventar. Edhe në një situatë të tillë, përgjegjësi do të mbajë përgjegjësi, por në këtë rast masa do të jetë administrative.

HETIMI

Dyshimet se 2 pistoletat në Qendrën e Furnizimit të Materialeve Teknike të Policisë mungojnë nga ndonjë gabim i mundshëm në inventar, lidhen edhe me faktin se magazinat e kësaj qendre në Mullet janë rikonstruktuar.

Kjo qendër ruhet me masa të larta sigurie, pasi përveç pajisjeve të Policisë së Shtetit, mbahen edhe objekte të sekuestruara në cilësinë e provës materiale. Por në verën e vitit të kaluar, përgjatë muajve qershor dhe korrik, ish-reparti 100 në Mullet iu nënshtrua një rikonstruksioni dhe gjithë pajisjet u inventarizuan. Pas përfundimit të rikonstruksionit, në këtë objekt u krye një audit për materialet e magazinuara dhe rezultoi se mungonte një kuti me 2 armë të tipit pistoletë.

Menjëherë është njoftuar SHÇBA-ja, e cila ka kryer kontroll dhe e ka referuar çështjen në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Gjatë kontrollit është konstatuar se nuk janë shkelur rregullat e sigurisë së objektit dhe nuk ka pasur thyerje nga jashtë të vendit ku qëndronin të magazinuara armatimet, prandaj dyshimet bien për një inventarizim jo të saktë të armatimit nga ana e punonjësve. Prokuroria e Tiranës ka thelluar hetimet dhe po kryen marrjen në pyetje të personelit, si dhe rakordime të librave të shërbimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau kamarierin, Apeli dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin

11:04 / July 2, 2026

Aksident në rrugën Kukës–Bicaj, tre të plagosur pasi makina doli nga rruga dhe u përplas me murin e një banese

09:54 / July 2, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, përplasen 3 automjete te kryqëzimi i Niklës!

22:56 / July 1, 2026

Dhunohet Ilir Demalia, analisti: Sulmi nuk lidhet me motive politike

13:22 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.