Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

A e shtyu në “rrjetë” Donald Lu? Berisha: Dhëndri im i ka pronat e trashëguara nga gjyshja

18:58 / May 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha dhe familja e1583440789237
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat e bëra për pronat e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Berisha tha se Malltezi i ka pronat e trashëguara nga gjyshja. Berisha deklaroi se ka pasur solidaritet të madh pas vendimit të një dite më parë për shpalljen non-grata nga SHBA.

Ai u pyet edhe për rolin e ish-ambasadorit amerikan Donald Lu në përfundimet e DASH, duke deklaruar se nuk ka dijeni.

“Kam hapur një proces gjyqësor për emisionin për dokumentet që janë fshehur. Ato ekzistojnë. Pronarët kanë hapur një proces. Ai që ka fshehur dokumentet do marrë përgjigjen në Gjykatë. Dhëndri im pronat i ka nga gjyshja. Para dinjitetit nuk vë asnjë tjetër. Nuk i druhem askujt.

Do rivendos dinjitetin tim. Ata që hedhin akuza për Gërdecin janë një grup kundërshtar. Mirë nuk është që të manipulojë. Kështu që në këtë kontekst, nuk shoh ndonjë gjë të veçantë. Beteja ime ka lidhje vetëm me dinjitetin njerëzor. Nuk kam unë asnjë problem tjetër.

Por është e parevokueshme. Kam pasur shumë komunikime por nuk kam kërkuar ndihmën e askujt. Unë vendosa t’i drejtohem gjykatës. Mendova se kjo ishte zgjedhja më e mirë.

Solidaritet më të madh se nga dje deri sot nuk mbaj mend të kem pasur ndonjëherë nga PD dhe shumë të tjerë. Nuk kam dijeni se kush e ka iniciuar. Ato janë procedura të një qeverie që funksionon mbi bazën e procedurës së vet”, u shpreh Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.