Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

“Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës, asnjë problem shëndetësor”, ISHP: Pritet të mbërrijnë së shpejti 500 mijë vaksina Sinovac

22:45 / May 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sinovac
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të pestën ditë radhazi, ne sheshin “Skënderbej”qytetarët nuk mundën të marrin dozën e dytë të vaksinës kineze. Coronavac vijon të ketë mungesa.

Mungesat pritet të plotësohen ditët në vijim, me mbërritjen në Shqipëri të vaksinave të tjera kineze nga Turqia. Report Tv mësoi se kompanisë turke që i premtoi Shqipërisë 1 milionë doza, iu ndalëm dërgesat e Coronavac nga kompania prodhuese në Kinë, për të sjellë vaksina të një lloji tjetër.

Por sipas autoriteteve, bëhet fjalë për vaksinë me të njëjtën përbërje, që i ndryshon vetëm emërtimi.

“Fillimisht ne patëm vaksinë Sinovac të Sinovacut dhe ndoshta këtu konfundohen njerëzit, që e kishte emrin Coronavac Vero Cell dhe më pas ,pas paketimit në Turqi vaksina erdhi me emërtimin Coronavac 600 SU dhe nuk u përdor fjala Vero Cell. Në vetvete brendësia e saj është identike, është thjeshtë emërtimi në paketim, marrëveshje që bien dakort prodhuesit dhe paketuesit. E rëndësishme është që vaksina në vetvete nuk ndryshon, pastaj emërtimet mund të jenë të ndryshme në varësi të kompanive që i paketojnë apo regjistrimeve që bëjnë në vende të ndryshme por baza brenda është identike Coronavac 600 SU”-tha Erida Nelaj.

Për të gjithë qytetarët që nuk bënë dozën e dytë në datën e caktuar në kartën e vaksinimit, Nelaj thotë se shtyrja nuk sjell asnjë problem shëndetësor.

“Ne japim referencë datën minimale si orientuese pra asnjëherë për para kësaj date por mbas kësaj date në çdo kohë mund të bëhet doza e dytë në momentin që është e disponueshme dhe ajo që do të kërkoja mirëkuptim nga qytetarët është që përpara se të drejtohen për vaksinim më mirë të komunikojnë paraprakisht nëse ka vaksinë gjendje apo jo”-u shpreh Nelaj.

Sipas menaxheres së programit kombëtar të vaksinimit në ISHP kontrata është firmosur për të sjellë 500 mijë vaksina së afërmi.

“Sasi të tjera pritet të vijnë. Tashmë u nënshkrua dhe kontrata për 500 mijë dozat e tjera dhe pritet të vijnë sasit e para ku ne do të plotësojmë të gjithë që kanë nevojë për dozën e dytë dhe do të fillojmë sërish vaksinimet masive me doza të para”-tha Nelaj.

Deri tani në vendin tonë që me nisjen e vaksinimit masiv janë kryer 700 000 vaksinime.

dozes dyte shtyrja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.