Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

MSH përditëson të dhënat: 1 humbje jete nga Covid-19 dhe 35 të infektuar në 24 orët e fundit

16:38 / May 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid 19 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë 24 orëve të fundit ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19 një i infektuar, duke e çuar në 2441 numrin total të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë regjistruar edhe 35 raste pozitive, nga 3167 testime të kryera.

Sipas MSH, “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive”.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3167 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 35 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, nga 5 raste në Shkodër, Vlorë, 3 në Kurbin, 2 në Korçë, nga 1 rast në Fier, Devoll, Mirditë, Berat, Mat, Sarandë, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 556 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,425 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar 77 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (21 Maj 2021)

Raste të reja ditore 35

Të shëruar në 24 orë 556

Të shtruar në spitale 61

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 3,167

Testime totale 691,876

Raste pozitive 132,153

Raste të shëruara 128,425

Raste Aktive 1,287

Humbje jete 2,441

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 822

Korçë 117

Shkodër 86

Vlorë 55

Elbasan 38

Lezhë 37

Gjirokastër 37

Berat 37

Fier 29

Durrës 16

Kukës 12

Dibër 1

COVID-19 MSH
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.