Një person është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ndaj të cilit është qëlluar mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi.
Delon Troqe, 38 vjeç, nga Vlora, ishte pronar i një servisi makinash dhe ngjarja ka ndodhur pikërisht para derës së biznesit të tij, ku i riu është qëlluar për vdekje nga 2 persona.
Më herët para se të hapte servisin e tij, 38-vjeçari punonte me turiste me gomone duke i dërguar në Karaburun ose ishullin e Sazanit.