Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

EMRAT/ Nga ‘21 janari’ te djali i deputetit, KLP komandon 6 prokurorë. Ja çfarë kanë hetuar këshilltarët e rinj

21:55 / February 23, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë caktoi dje në detyrën e këshilltarit pranë këtij institucioni 6 prokurorë. Për këtë vend mësohet se kanë shprehur interesin e tyre 10 prokurorë, ndërsa gjatë seancës së djeshme u miratua kandidimi i 6 prej tyre.

“Miratohet unanimisht komandimi i 6 këshilltarëve pranë KLP-së: Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata”, njoftoi KLP-ja. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, u shpreh se emërimi i prokurorëve në këtë detyrë nuk duhet të cenojë punën në prokuroritë ku ushtrojnë detyrën.

“Këta prokurorë të komanduar pranë KLP-së nuk duhet të cenojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë së prokurorive nga ku po vijnë”, tha ai. Konkretisht, prokurori Arjan Muçaj është prokuror pranë Prokurorisë së Gjirokastrës, Artur Cara në Prokurorinë e Fierit, ndërsa më herët ka qenë oficer i task-forcës në Prokurorinë e Tiranës. Mihallaq Bleta ushtron detyrën në Prokurorinë e Lezhës.

Prokurorja Mirela Kapo, e cila hetoi dhe arrestoi djalin e deputetit Rrahman Rraja, punon në Prokurorinë e Krujës. Prokurorja Ornela Rrumbullaku ushtron detyrën në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa prokurorja Vitjuna Mata në Prokurorinë e Vlorës.

Panorama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pastruan 30 mln euro”, SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës! Në gjykim 12 persona

20:57 / July 2, 2026

Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj: Kujdes, mund të ketë demonstrata të dhunshme

20:38 / July 2, 2026

AMP arreston katër policë në Shkodër/ Ruanin Hasan Verracakun, dyshohet se shpërdoruan detyrën

20:17 / July 2, 2026

Gonxhja nxjerr ‘fytyrën’ politike të protestës: ‘Protestuesja’ që flet në emër të qytetarëve është në kryesinë e PD-së

14:52 / July 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.