Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Çfarë duhet të bëjmë nëse nuk kemi antitrupa pas dozës së dytë? Flet mjeku i njohur Sulçebe: Të mendojmë dhe për vaksinimin e fëmijëve

10:24 / May 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Genc Sulçebe 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Personat që nuk krijojnë antitrupa kundër Covid-19 pas dozës së dytë të vaksinës, mund të rivaksinohen me një tjetër vaksinë. Në një intervistë për Tv Klan, mjeku imunolog Genc Sulçebe thotë se ashtu si në rastin e kalimit natyral të infeksionit edhe me vaksinimin mund të mos krijosh antitrupa për tu mbrojtur nga virusi.

“Nëse kemi një test pozitiv antitrupash atëherë kemi një garanci se kemi një mbrojtje të mirë. Kemi antitrupa jemi të mbrojtur, mungesa e antitrupave që mund të ndodhë edhe me infeksion natyral edhe me vaksinë është sinjal që mund të bëjmë një vaksinë tjetër si rezervë”.

Por pas sa kohësh mund të rivaksinohet një person që nuk ka krijuar antitrupa nga vaksina e parë?

“Ky mund ta bëje pa asnjë problem të paktën një muaj pas dozës së dytë, dhe pas tre javësh nuk ka antitrupa atëherë kjo është shenjë që organizmi nuk ka vepruar si duhet nga kjo vaksinë, atëherë mund të bëjë një vaksinë tjetër që të japi një mbrojtje të mjaftueshme”.

Anëtari i Komitetit të Imunizimit thotë se në stinën e dimrit Shqipëria duhet të kujdeset edhe për vaksinimin kundër Covid-19 të fëmijëve të grupmoshës 12 deri 15 vjeç pasi janë përçues të infeksionit.

“Një rëndësi të veçantë do i jepja edhe imunizimit të fëmijëve. Vaksinat me ARN tani po aprovohen edhe për fëmijët e moshës 12-15 vjeç. Është mirë që të mendohet edhe për vaksinimin e fëmijëve në të ardhmen”.

Prej janarit Shqipëria ka nisur procesin e vaksinimit me bluzat e bardha për tu shtrirë më pas në muajin Prill masivisht në popullsi. Aktualisht fasha e të vaksinuarve ka zbritur nën 60 vjeç.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.