Burreli-Tomori. FSHF-ja ka përcaktuar se finalja e “play off”-it mes ekipeve që u renditën të dytat në Kategorinë e Parë do të luhet ditën e mërkurë (më 26 maj), e megjithatë ajo që krijoi kaos ishte mosgjetja e një stadium dhe data u përcaktua por vendi i zhvillimit të ndeshjes jo…
Arsyeja ishte e qartë: Nuk ka stadium të lire, për më tepër që luhej Superiorja. Plani fillestar ka qenë mes kryeqytetit dhe Durrësit, por rishtas është hedhur si variant edhe Elbasani.
Por, është vendosur dhe sfida do të luhet ditën e mërkurë në stadiumin e qytetit të Shijakut, “Tofik Jashari”.
Në fakt, sfida mund të luhej edhe në impiante të tjera, pasi nuk mungojnë fushat neutrale, e për më tepër që është një finale që do të luhet pa tifozë dhe që skuadra që fiton do të ndeshet me vendin e tetë në Kategorinë Superiore…
