Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha “non grata”, ja çfarë thotë ambasadori gjerman Zingraf

11:33 / May 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AMBASADORI GJERMAN 770x419 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf ka folur nga Maliqi për çeljen e negociatave me BE teksa nuk ka dashur të komentojë vendimin e DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Zingraf ka vizituar një projekt të KFË gjermane për trajtimin e mbetjeve duke thënë se projekte të tilla do vijojnë në rang vendi.

“Evropa është këtu, po vizitojmë projekte që janë investuar nga Gjermania.Unë ndodhem këtu jo për të çelur diçka por për të parë një projekt mjaft të rëndësishëm. Si projekt u çel para 3 vitesh e gjysmë në praninë e paraardhëses sime dhe të kryeministrit. Asokohe ne çelëm një koncept projekt për trajtimin e mbetjeve, një trajtim i integruar i mbetjeve të cilat mblidheshin nga 6 komuna pranë Maliqit, projekt i KFË që ka qenë mjaft i suksesshëm. Është një projekt që iu kushtohet qytetarëve. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi në këtë kontekst në kuadër kombëtar. Kuvendi ka miratuar një plan kombëtar në këtë sektor dhe Gjermania së bashku me Zvicrën do angazhohen në një projekt të përbashkët, dhe ky shembull këto është mjaft i mirë”, tha Zingraf.

Sa i përket Berishës, i pyetur nëse ka një koment ai tha: “Jo nuk kam komente, jam këtu për të vizituar këtë projekt”.
Ndërkohë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ai shprehur vullnetin e qeverisë federale për të cilën kushtet nga Shqipëria janë plotësuar.

“Le të themi që unë shpresoj që bisedimet e anëtarësimit të nisin sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është një proces që kërkon mjaft punë, bashkëpunimin e gjithë aktorëve. Projekte të tilla çojnë në plotësimin e standardeve europiane.

Në emër të qeverisë federale për të cilën mua më lejohet të flas. Qeveria federale ka thënë që kushtet janë plotësuar tanimë. Të njëjtën gjë konfirmoi dhe BE. Unë jam optimist për nisjen e negociatave. Por ky është një proces që kërkon dakordësinë e të gjitha vendeve. Ministri federal është pro këtyre negociatave”, tha Zingraf.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.