Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Policia aksion në Korçë, arrestohen dy persona, nën hetim 3 të tjerë. Ja për çfarë akuzohen!

16:14 / May 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., 61 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë, në aksin rrugor Korçë-Vithkuq, pranë kryqëzimit të fshatit Lubonjë, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, 8 m sterë dru zjarri pa dokumentacionin përkatës, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

———–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 28 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve A. B., 23 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, E. L., 23 vjeç dhe E. L., 22 vjeç, banues në fshatin Grunjas, Pogradec.

Këta shtetas, në fshatin Dërdushë, Pogradec, janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit shtetasi F. B., ka goditur me mjet të fortë në kokë 23-vjeçarin E. L., i cili pas mjekimit të marrë në Spital është larguar në banesë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Korçë Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.