Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2020 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Shkodër, Mat, 1 rast në Mirditë, Berat.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,826 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Korça, 66 vjeç.
Statistika (24 Maj 2021)
Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 94
Të shtruar në spitale 57
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2020
