Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Po bashkëpunoj me autoritetet”. Çfarë po ndodh me gazetarin e rrëmbyer në avion?

23:09 / May 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Roman Protasevich1.jpg1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mediat e Bjellorusisë ka qarkulluar sot një video ku shfaqet gazetari i arrestuar bjellorus, Raman Protasevich, i cili në të thotë se po bashkëpunon me autoritetet.

Protasevich deklaron në video se ai madje po bashkëpunon edhe me hetuesit e kontrolluar nga presidenti Lukashenko.

“Unë vazhdoj të bashkëpunoj me hetuesit dhe po merrem në pyetje në lidhje me organizimin e protestave masive në qytetin e Minsk”, tha ai.

Më herët sot u përhap lajmi se gazetari ishte shtruar në spital. Autoritetet e Minskut hodhën poshtë këto informacione që i quajtën “thashetheme” në mediat sociale dhe thanë se nuk kishin asnjë informacion në lidhje me ndonjë problem shëndetësor të gazetarit.

Për këtë flet edhe gazetari në videomesazhin që nuk dihet në ç’kushte është dhënë: “Mund të them se nuk kam probleme shëndetësore”.

Pratasevich ka qenë administrator i kanalit NEXTA Live në Telegram, platformë që ka mbuluar protestat që kanë shpërthyer në Bjellorusi prej mbajtjes së zgjedhjeve.

Autoritetet bjelloruse kanë nisur hetimet ndaj Pratasevich dhe kolegut të tij Stsyapan Putsila, në muajin nëntor, nën dyshimet për organizim të çrregullimit masiv, prishjes së rendit shoqëror dhe nxitjes së urrejtjes.

Në tetor të vitit të kaluar, një gjykatë në Minsk e ka shpallur kanalin NEXTA dhe logon e tij si ekstremiste.

autoritetet bashkepunoj gazetarin rrembyer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.