Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tri arsye të forta përse duhet të hani më shumë arra

08:36 / May 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrat janë ndër arrorët më të mirë për shëndetin e njeriut. Ato përmbajnë yndyrna të shëndetshme, vitamina, minerale, antioksidantë dhe enzima që kanë vlera të fuqishme mjekësore.

Arrat njihen kryesisht për rëndësinë e tyre në mbrojtjen e shëndetit mendor. Forma e tyre e ngjashme me atë të trurit tregon për lidhjen e ngushtë që ata kanë.

Jo më kot konsumimi rregullisht i arrave forcon kujtesën dhe përshpejton përçimin e sinjaleve nervore. Nëse arrat janë ndër arrorët tuaj të preferuar zbuloni 3 përfitimet më të mëdha që ofrojnë ato për shëndetin tuaj.

Arrat Për Stomakun
Mirëmbajtja e shëndetit të stomakut dhe të aparatit tretës në përgjithësi është hapi më i mirë që mund të ndërmerrni për organizmin.

Mikrobioma e stomakut ka nevojë për probiotikë dhe prebiotikë që të ruajë balancat e baktereve të mira dhe të këqija.

Ekspertët thonë se arrat shërbejnë si prebiotikë dhe rrisin volumin e baktereve të mira në stomak.

Ngrënia e rregullt e arrave parandalon inflamacionin, isheminë dhe kancerin e zorrës së trashë.

Arrat Për Rënien Nga Pesha
Arrat përmbajnë kalori, e megjithatë janë të pasura me fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe përshpejton metabolizmin.

Studimet thonë se arrat janë ideale për rënien nga pesha nëse konsumohen me mature.

Ato përshpejtojnë djegien e yndyrnave dhjamore dhe frenojnë oreksin.

Arrat Për Trurin
Siç e thamë edhe më lart, arrat konsiderohen si një prej ushqimeve më të mira për shëndetin e trurit sepse janë të pasura me acide yndyrore omega-3.

Konsumi i 10 gramë arra në ditë përmirëson aftësitë reaguese të trurit, përpunimin e informacionit, kujtesën dhe përqendrimin.

Duke qenë se ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore polio-të-pangopura dhe substanca që luftojnë inflamacionin, ekspertët thonë se duhen konsumuar çdo ditë në të mirë të trurit.

Ato ngadalësojnë dhe pengojnë plakjen e parakohshme të trurit dhe ulin rrezikun e sëmundjeve nervore në fazat e mëvonshme të jetës.AgroWeb.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.