Rudina Hajdari, e cila kandidoi për deputete në qarkun e Elbasanit nën logon e Nismës Thurje, u largua nga Shqipëria pasi nuk arriti të siguronte mandatin për të hyrë në Kuvend.
Përmes postimeve të shumta, Hajdari na ka treguar se ka shkuar në SHBA, aty ku jeton edhe bashkëshorti i saj.
Mirëpo dje Hajdari ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Washington, mes të cilëve bie në sy edhe ish-ambasadori Alesandër Arvizu.
Nuk dihet se çfarë po planifikon Hajdari me këto lëvizje të sajat, nisur edhe nga mesazhi që ajo bëri pas humbjes së zgjedhjeve, ku paralajmëronte se do të shiheshim së shpejti me të.


