Kryeministri Edi Rama bën të ditur se ka nisur konsultimet me rektorët e universiteteve publike ku është rënë dakord për Krijimin e një Komiteti të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.
Sipas kryeministrit, ky është një hap që studentët të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu në Shqipëri me hapjen e universiteteve tona për simotrat e tyre europiane.
POSTIMI I RAMES
Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë🤝
Do të punojmë ngushtësisht #sëbashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krjimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri😍
