Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Shqipëria dhe Kosova, dy pilotet ushtarake që bashkojnë SHBA dhe Shqipërinë në “Defender 2021”

13:42 / May 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armela valdete
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Valdete Mehanja dhe Armela Murati janë dy pilotet që duket i kanë dhënë kuptimin e vërtetë qëlllimit të stërvitjes më të rëndësishme që zhvillohet në Evropë, “Defender 2021”, ndërveprimit mes aleatëve të NATO-s.

Nëntoger Valdete Mehanja ka lindur në Kosovë, por prej vitesh ajo është pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131, në Gardën Kombëtare e Alabamës. Ajo ka ardhur në Shqipëri si pjesë e trupave amerikane që po marrin pjesë në stërvitjen ‘Defender ‘21”. Në bazën ajrore të Farkës ajo është takuar me të vetmen vajzë të kursit të pilotit për helikopterët ushtarakë, nëntoger Armela Muratin. Armela i është bashkuar prej një viti Forcave të Armatosura shqiptare dhe thotë se ka zgjedhur rastësisht këtë kurs, pasi u emërua në Forcën Ajrore.

Lexo edhe- Armela Murati: Uniforma, trashëgimi nga babai

Të dyja vajzat kanë ndarë mes tyre sekretet e profesionit, por edhe kanë bashkuar ambicjen për të qenë të barabarta mes burrash në këtë profesion. 
Nëntoger Mehanja thotë se për të ishte befasi të vinte në Shqipëri si ushtare amerikane, pasi nuk kishte qenë asnjëherë më parë. E pyetur përse kishte zgjedhur t’i bashkohej ushtrisë amerikane, ajo ka një arsye të fortë: “I jam bashkuar ushtrisë amerikane, sepse kjo ushtri, veçanërisht Amerika e ka ndihmuar shumë popullin shqiptar, sidomos Kosovën. Dhe e ndiej veten si në borxh”. Nëntoger Mehanja thotë se më herët ka qenë pilote civile.

Ndërsa nëntoger Armela Murati, teksa dëgjon nga kolegia amerikane këshillat në gjuhën shqipe, thotë se ka marrë mbështetje dhe kurajo në një mjedis ku mbizotërojnë burrat. “Nuk kisha synim të bëhesha pilote. Thjesht doja t’i shërbeja vendit tim, fati deshi që unë t’i bashkohem Forcës Ajrore dhe tashmë jam edhe kursante. Presioni është goxha i madh, por unë kam ardhur me synime të qarta dhe dua që këtë hap që kam hedhur ta çoj deri në fund”, shprehet nëntoger Murati.

E këtë ambicie të vajzës së re nga Shqipëria e inkurajon nëntoger Valdete Mehanja, e cila ka kaluar 11 vjet për të arritur deri këtu. “Mos u dorëzo, se gjithçka ja vlen!”, shprehet shqiptarja që përfaqëson SHBA në “Defender 2021”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026

Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ Një i vdekur dhe tetë të lënduar, mes tyre një fëmijë 

19:30 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.