Nga Engjëll SERJANI
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Universiteti “I. Qemali” Vlore dhe Universiteti “E. Çabej” Gjirokastër organizuan një konferencë shkencore ku akademikë, studiues e profesore mbajten 13 referate për krijimtarinë dhe kontributet e Naim Frashëri në 175 vjetorin e lindjes së tij..
Në çelje të seancës së parë të konferences, kryetari i A.SH. Akad. Skënder Gjinushi theksoi se studimet rreth krijimtarisë dhe kontributit atdhetar të Naim Frasherit kanë vlera të pallogaritshme për të sotmen dhe të ardhmen e kombit.
Dita e parë e kësaj veprimrarie shkencore dhe përkujtimore kushtuar Rilindasit dhe Poetit Kombëtar nisi nē Vlorë me promovimin e librit “Nerëz me dritë” të autorit Lefter Çipa, për vlerat e së cilit referuan prof.dr Bardhosh Gaçe dhe prof.dr Shaban Sinani.
Seanca e dytë e kësaj konference shkencore u zhvillua nē sallën e Mediatekes së Universitetit “E. Çabej” të Gjirokastrës, ku studiuesit dhe pjesemarrësit i përshëndeti rektori orof.dr Bektash Mema.
Vëmendjen e studiuesve të gjuhës, letërsisë dhe albanologhisë e tërhoqën disa referenca në të cilat autoret prezantuar disa analiza me risi shkencore.
Akad. Pëllumb Xhufi ne referatin e tij u ndal tek përmbysja e madhe kulturore e ideologjike e kontributit te Naim Frasherit. “Motivet klasike perse ne poezinë e Naimit sipas Musine Kokalarit” ishte tema e referuar nga prof.dr Shaban Sinani. Prof.dr Valter Memisha ne kumtesen e tij u ndal nē kontributin e Naimit në zhvillimin dhe pasurimin e gjuhës shqipe, nderkohe që prof.dr Roland Zisi solli studimin “Shqipëria ideale e Naimit dhe Shqipëria ideale e Dritëro Agollit: nga “Bagëti e bujqësi” tek “Nënë Shqipëri”. Prof.dr Dhori K. Qirjazi mbajti kumtesen me temë “iIuminizmi i Naimit dhe iluministët grekë të revolucionit të vitit 1821”.
Studime të thelluara paraqitën edhe shume studiues dhe profesore si: Avdulla Rexhepi, Behar Hoxhaj, Merita Gjokutaj, Vasil S. Tole, Gëzim Redhi, Spiridhulla Poçi, Virion Graçi dhe Panajot Barka.
Konferenca u shoqërua edhe me disa veprimtari të tjera si: nënshkrimi i marrëveshjes sē bashkëpunimit midis Akademisë së Shkencave dhe universitetetit të Vlorës,, dhurimin e koleksionit të botimeve akademike të dy viteve të fundit për bibliotekat shkencore të të dy universiteteve.