Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gramoz Ruçi tenton të shpëtojë mandatet e PD-së, i kalon ‘topin’ KQZ-së. Nuk shpall vakancë për të ‘vetëdjegurit’

14:44 / February 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ruci paloka
Deputetet, Edi Paloka dhe Gramoz Ruci, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ndryshimet ne Kodin Penal./r/n/r/nLawmakers, Edi Paloka and Gramoz Ruci, during a parliamentary session.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tashmë në zyrën e tij 56 dorëheqjet e deputetëve të opozitës, të cilat ja përcolli Kuvendi i Shqipërisë ditën e premte pasdite.

Burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pohojnë se ende nuk është bërë një verifikim formal i shkresave, gjë e cila pritet të kryhet gjatë fillimit të javës.  Nuk ka një afat brenda të cilit KQZ duhet të kryejë zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr me kandidatët në listat vijuese.

KQZ akoma nuk ka thirrur një mbledhje për të përpunuar dorëheqjet dhe për të thirrur kandidatët në listat pritëse për tu kërkuar formularët e dekriminalizimit përpara se tu japë mandatin. Por, burime pranë Kuvendit, i thanë Report TV, se dokumentet e përcjella në KQZ në këtë rast nuk janë të njëjta si praktikat shkresore në raste të tjera kur ndonjë deputet ka lënë mandatin.

Për krahasim, kur Bujar Muça dorëzoi mandatin si deputet i Elbasanit, Kuvendi, njoftoi KQZ-në me një shkresë ku thuhej: “Ju njoftojmë se deputeti Bujar Muça ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dorëzimin e mandatit të deputetit. Në mbështetje të nenit 71, pika 2 e Kushtetutës ka mbaruar. Bazuar në Kodin Zgjedhor Kuvendi ju njofton për krijimin e vakancës nga ndërprerja e parakohshme e mandatit, për të vijuar procedurat e zëvendësimit”.

Pra, siç shihet, në rastin e deputetit Bujar Muça, Kuvendi, siç e detyron Kodi Zgjedhor, ka shpallur vakancën dhe i kërkon KQZ-së zëvendësimin. Por në rastin e deputetëve të opozitës, Kuvendi ka përcjellë një shkresë ndryshe.

Siç e ka lexuar Report TV, Kuvendi shkurtimisht i shkruan KQZ-së: “Z. Lulzim Basha deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka paraqitur dorëheqjen nga mandati i deputetit. Në zbatim të Kodit Zgjedhor, Ju përcjellim për kompetencë dokumentacionin përkatës”.

Pra, në rastin e deputetëve të opozitës Kuvendi nuk ka shpallur vakanca, duke ja kaluar topin KQZ-së. Ngelet në vlerësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku PS ka shumicën në tryezë për  të vendosur nëse ky aspekt teknik do të përbëjë apo jo arsye për të zvarritur djegien e mandateve dhe zëvendësimin e tyre me pasuesit në lista.  

kuvendi mandat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.