Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Komiteti Teknik do të dalë të enjten për të dhënë masat e reja përsa i përket pandemisë, për të cilat pritet dhe lehtësimi i tyre. Këtë deklaratë ai e bëri në sheshin “Skënderbej”, bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ku ka nisur vaksinimi i operatorëve të transportit urban.
“Jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit. Nesër Komiteti do të dalë me planin e ri me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për të pasur një sezon turistik shumë më të lehtësuar se i vitit të kaluar besoj se do të përmbushet”, tha Rama.
