Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Ai tha se është i fokusuar 100% tek punët dhe se për shumë vite politika ka qenë një telenovelë raskapitëse.
“Jam 100 i fokusuar te punët, se kemi ndalur asnjë ditë gjatë fushatës e pashë fushates se s’ka pushim, jam i vendosur të çelim një rrugë të re në aspektin e punëve publike dhe për këtë arsye të shmangim të gjitha ato aspekt që e kanë kthyer jetën politikë ne një telenovelë raskaptise për njerëzit. Për mua ka më shumë rendësi sa vaksina kryhen gjatë ditës, ka më shumë rëndësi sa përparojnë kantierët e rindërimit, ka shumë më tepër rëndësi se sa të gjitha angazhimet tona përmbushen hap pas hapi”, vijoi ai.
Kryeministri tha se shumë shpejt do të dalin para shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete në Kongresin e 12 qershorit.
