Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përgjimet e kartelit shqiptaro-kolumbian, del emri i Moisi Habilaj

12:39 / May 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moisi habilaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në hetimet për kartelin e drogës të shkatërruar të martën në Itali, ku bënin pjesë trafikantë shqiptarë, kolumbianë dhe siçilianë, del edhe emri i Moisi Habilajt.

I zhdukur prej disa muajsh pasi u dënua me 15 vite burg për historinë e tij të drogës, ku u implikua edhe Saimir Tahiri, Habilaj përmendet nga dy trafikantët shqiptarë të drogës, Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili, që u prangosën dje.

“Meridionews” ka zbardhur një përgjim të datës 9 prill të vitit 2019. Biseda zhvillohet brenda një “BMW X3”, që lëviz në rrugët e katanias, ku diskutojnë Julian Hoxhaj, Indrit Karafili dhe një i ri 26-vjeçar nga Katania. Ata nxjerrin në pah miqësinë e veçantë që ka nisur Moisi Habilaj me Natalino Nizza (djali i një bosi droge) në korridoret e burgut të Bicocca, raporton Ora News.

“Ata e braktisën atje, pa para dhe rroba. Natalino i dha para, rroba dhe kur mori paratë, Moisiu i bleu një kostum të Juventusit”, është një pjesë e bisedës.

Dhe, siç thonë hetimet, miqësia mes Habilajt dhe Nizza-s i hapi rrugën biznesit të drogës të Hoxhajt dhe Karafilit në Katania.

“Përgjimet mjedisore, shkruajnë hetuesit, zbulojnë se Natalino Nizza ishte i interesuar të kishte një marrëdhënie të qëndrueshme me shqiptarët për blerjen e marijuanës, fillimisht me 30 ose 40 kilogramë.”

Në dokumentet e hetimit zbulohen edhe mosmarrëveshjet për pagesat.

“Unë e kam mbaruar punën time, tani dua paratë e mia”, i tha Karafili një burri shqiptar gjatë një prej shumë udhëtimeve të tij në Katania.

Qendra e dialogut, sipas medias italiane, ishte një borxh prej rreth 80 mijë eurosh për një furnizim.

Mes të tjerash, në përgjimet e publikuara nga “Meridionews”, një nga bisedat më interesante të kapura mes njërit prej pjesëtarëve shqiptarë të grupit kriminal si edhe bashkëpunëtorit të tij kolumbian, rinxjerr në skenë zhvillimet e trafikut të drogës në periudhën 2016-2019 në Shqipëri.

“Trafikimi i marijuanës në Shqipëri është i paligjshëm prej tre vitesh, që kur erdhi ajo copë muti… Deri para tre vitesh ishte kështu…10 përqind e merrte shteti”, shpjegoi Karafili në një dialog që daton në vitin 2019. Megjithatë, siç shkruan edhe “Meridionews”, nuk është e qartë se kujt i referohet Indrit Karafili në përgjimet e publikuara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ Një i vdekur dhe tetë të lënduar, mes tyre një fëmijë 

19:30 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.