Komandanti Naim Muhaj është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Lajmin e trishtë e ka dhënë mes dhimbjes së madhe gjenerali Piro Ahmetaj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Të dashur familjarë, të afërm, koleg ushtarak dhe miq,
Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot, ora 00.10′ mbylli syt përgjithmonë personaliteti ushtarak, Naim Myrto MUHAJ
Homazhet në nderim të Tij do zhvillohen sot, datë 27.05.2021 ora 11.00 – 13.30 në Agjensinë funeral ALBA (Medreses) ndërsa përcjellja për në banesën e përjetshme pranë bashkëshortes në varrezat e Sharrës ora 14.00 !
Keni mirëkuptimin e familjes dhe në respekt të rrethanave të Covid për pjesëmarrje të kufizuar!
NAIMI ynë, shkelqeu në karierën ushtarake, si Komandant i Ishullit të Sazanit, Divizioni dhe Korpusi, përballoi me fisnikëri zhgënjimin dhe burgun e regjimit dhe mbetet i pakrahahasueshëm për dashurinë dhe vlerat njerëzore që mbarti përgjatë udhëtimit 82 vjeçar !
NAIMI, na la dhimbje të madhe por MAL krenarie, si prind dhe familjar i dhëmbshur, qytetar model, ushtarak brilant dhe shtetar i përgjegjshëm
U prehësh në paqen që Ti e meriton aq shumë, dajua shëmbullor, shoku i mrekullueshëm, mik i dashur, koleg dhe idhulli im i paharruar përulësisht Piro Ahmetaj
