Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të hiqet maska në ambientet e jashtme ndërkohë që do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe transport publik. Ndërkaq ora policore shtyhet në orën 23.00. Këto masa hyjnë në fuqi nga 1 qershori.
“Komiteti mendon që ka një vend për një lehtësim të masave dhe propozon të jenë të tilla. Duke nisur nga 1 qershori të hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambiente të jashtme, mbetet në ambientet e mbyllura dhe mjetet e transportit publik. Ora policore kalon në orën 23.00. Sa i përket klubeve do vijonë të mbeten të mbyllura dhe muzika deri në orën 22.00”, tha ajo.
Rakacolli shtoi se nga 15 qershori do të lejohen grumbullimet deri në 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale. Ndërsa nga 1 korriku ora kufizuese do të kalojë në orën 24.00.
Nga data 15 qershor grumbu8llimet bëhen 50 persona duke respektuar regullat e distancës sociale.
