Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Abuzimet seksuale/ Spiropali: Përdhunuesit e të miturve mos të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, gjyqtarët të japin dënime maksimale

11:17 / May 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OK 12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar nga Kuvendi për abuzimet e fundit seksuale.

Spiropali thotë se lajmi i mirë është që hapësira e denoncimeve për rastet është rritur dhe kjo tregon se ka një ndërgjegjësim nga institucionet.

Ajo thotë se duhen marrë masa emergjente që nga sistemi arsimor për të pakësuar dhunën si dhe thekson se gjyqtarët për rastet e abuzimeve seksuale duhet të jepen dënime maksimale.

“Një në 4 gra besojnë se gruaja duhet të ketë turp të flasë me dikë nëse është përdhunuar. Kur një grua përdhunohet ka ndodhur sepse viktima ka bërë një gabim. Duhet të luftojmë që edhe në media, ku patriarkalizmi i trajton trupat e grave si mall për tu shitur.

Ruajtjen nga stereotipet gjinore, vrasja e grave nuk është krim që ka lidhje me pasionin, xhelozinë. Origjina e dhunës nuk është kurrë viktima, megjithatë lajmi i mirë është se rastet edenoncimeve janë rritur, çka nënkupton ndërgjegjësim.Por hapësira e denoncimeve duhet shtuar. Duhet të jetë mundësin e sigurtë, përndryshe s’do të ketë denoncime. Do të vijojë spiralja.

Bërja publike e detajeve të rasteve është tjetër abuzim i rëndë, që viktimat dhe familjet e vuajnë. E vuajnë njerëzit normal.

Duhen marrë masa emergjente në sistemin arsimor, të pakësojmë dhunën. Të edukojmë djemtë dhe vajzat kundër patriarkalizmit.

Ligji mbi masat kundër dhunës në familje u përforcua e ndryshua në 2018. Lëshimin e urdhrave të mbrojtjes paraprake. Ligji për ndihmë juridike.

Gjykatësit duhet të japin dënime maksimale sidomos kur abuzimi seksual ndodh me disa. Duhet ndërhyrje emergjente në Kodin e Procedurës Penale. Si nënë e dy fëmijëve të mitur, si deputete, ministre do angazhohem për ndërhyrje dhe ndihmës ligjore për regjistrin e të dënuarve për këto vepra penale.’’- tha Spiropali.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.