Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Balla nuk ndalon thirrjet për bashkëpunim me PD: Të bashkohemi në shtator

13:27 / May 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në seancën e kuvendit të Shqipërisë që u mbajt ditën e sotme, ka mbajtur fjalën e tij edhe kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në fjalën e tij Balla foli për ankimimet që po i bëhen procesit zgjedhor dhe më tej ai ftoi sërish për bashkëpunim opozitën, duke bërë thirrje që të bashkohen në shtator dhe të ndëshkojnë të gjithë zyrtarët e korruptua, duke vijuar me reformën zgjedhore.

“Meqë këtu u prek nga disa deputetët çështja e zgjedhjeve, më lejoni t’iu them se procedurat ankimore që subjektet zgjedhore po kryejnë, po marrin kohën e tyre. Koha në dispozicion është pa limit dhe falë zotit çdo parti politike nuk do të ketë më gojë në fund të këtij procesi për të mos pranuar verdiktin e qytetarëve shqiptarë. JO vetëm që verdikti ka dalë, jo vetëm që për të gjitha ankimimet kutitë janë hapur e rinumëruar, dhe është dëshmuar shumë qartë se nuk ka qoftë dhe një ndryshim të vogël, që mund të çojë në ndryshim rezultati.

Falë marrëveshjes së 5 qershorit, besoj të gjitha partitë politike e kuptojnë që ky është një proces demokratik. Është në dinjitetin politik të secilëve garues që jo vetëm të njohin rezultatin, por në shtator të punojmë së bashku për vijimin e Reformës Zgjedhore të lënë në mes. Koha kur në Shqipëri votat e shqiptarëve numëroheshin nga numërues politikë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Është një hap që duhet ta hedhim. Besoj se edhe PD e LSI, ku unë besoj se do të ketë vetëm një grup parlamentar të opozitës në shtator, të fillojmë menjëherë punën për një komision të posaçëm për vijimin e Reformës Zgjedhore. Sa i përket votës së emigrantëve, ne e kemi votuar, i kemi hapur çelësat, KQZ filloi punën përgatitore, PD kërkoi kohë disa herë për të kthyer përgjigje dhe në fund nuk ktheu kurrë asnjë përgjigje.

Kush ka dyshime se PS ka pasur interesa për të penguar votën e emigrantëve, le të shkojë në arkivat e KQZ dhe të shohë se kjo që thashë unë është e vërtetë. Tashmë kemi shumë kohë përpara për të garantuar që në zgjedhjet e 2025 çdo qytetar që jeton jashtë Shqipërisë të ketë të drejtë të votojë. Një gjë tjetër që kemi lënë për ta filluar në shtator është financimi i partive dhe i fushatave. Ne duhet t’i japim KQZ dhe institucioneve të tjera të gjitha instrumentet për të monitoruar dhe vendosur pragje për shpenzime për çdo kandidat.

Ky është një proces që duhet të vazhdojë. Detyra jonë është të garantojë që ajo që nuk u realizua dot tani, vota e emigrantëve, këto të jenë të zgjedhjet e fundit ku ata nuk votuan”, deklaroi Taulant Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.