Klajdi Kodra është i riu nga Laçi që plagosi ditën e sotme 19-vjeçarin. Mirëpo, emri i tij nuk ëshhtë i panjohur për efektivët e policisë pasi përgjatë viteve është përfshirë në shumë ngjarje.
Në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Autori i kësaj ngjarje ishte Klajdi Kodra.
Ndërsa në vitin 2013, në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkas dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike.


