Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çështja kombëtare e shqiptarëve, Abazi: Një projekt çlirimi, mbase jemi të dobët sepse nuk jemi të bashkuar

21:18 / May 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abazi albin kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi thekson se projekti kombëtar i Shqipërisë nuk është një projekt hegjemonist. Sipas tij, bëhet fjalë për një projekt anti-kolonial, çlirimtar që nuk është kundër të tjerëve por synon çlirimin e potencialeve të dy kombeve.

“Jetojmë në post-modernizëm. Çështja kombëtare e një vendi…në 1945 me rithemelimin ishin 50 shtete anëtare në OKB. Sot janë 192 shtete anëtare, plus shtete të tjera në Këshillin e Përgjithshëm të OKB. 75 vite janë asgjë, në historinë e njerëzimit. Komb-shteti do të jetë këtu përgjatë shekullit 21.”

Boiken Abazi tha po ashtu se Shqipëria dhe Kosova janë të dobëta sepse nuk janë të bashkuara. Ndërsa theksoi se beson që projekti shqiptar mund të realizohet përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, e të votojë si Shqipëria e Kosova të bashkuara.

“Ne besojmë që duhet të realizohet përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, që të votojmë Shqipëri e Kosovë të bashkuar. Narrativa për çështjen kombëtare dobësohet, duke na thënë se nuk mund të ngremë një botëkuptim mbi veten dhe botën, nisur nga çështja kombëtare. Pra, kombi ynë nuk do ta çojë çështjen e vet përpara. Kapitali akumulohet brenda komb-shteteve më të mëdha të botës. Kombi, përmes kombit tonë, është mënyra sesi mbrohemi, gëzojmë të drejtat tona politike dhe ekonomike…Mbase jemi të dobët sepse nuk jemi të bashkuar. Shqipëria dhe Kosova, këtu duhet të ishin dy çerek vota, mbase më pak, në mungesë të sovranit të brendshëm, të një ekonomie të fortë, sigurisht që ne nuk do mund të avanconim të drejtat tona si komb. Projekti kombëtar i shqiptarëve është i vlefshëm jo si projekt që synon vendosjen e hegjemonisë ndaj kombeve të tjera, por si një projekt anti-kolonial. Është çlirimtar, jo kundër tjetrit. I çliron potencialet tona, për ekonominë, arsimin…Ne besojmë që duhet të realizohet përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, që të votojmë Shqipëri e Kosovë të bashkuar.” abc

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.