Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive promovon Shkollën e Mesme Profesionale të Bulqizës

21:28 / May 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shp bz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive organizoi sot aktivitetin për promovimin e shkollës së Mesme Profesionale në qytetin e Bulqizës.

Takimi synonte prezantimin e ofertës për Arsimin dhe Formimin në Rajon dhe ishin të ftuar Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe përfaqësues nga bashkia, përfaqësues të institucioneve kryesore vendore, përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, përfaqësues nga biznesi që vepron në Rajon dhe Ish-nxënës të kësaj shkolle.

Në fjalën e tij kryetari i bashkisë, Lefter Alla theksoi se bashkia ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme shkollat profesionale, duke mundësuar bursa për nxënësit e regjistruar në këtë shkollë.

Gjithashtu Alla vlerësoi mundësinë qe ju jepet të rinjve të dalin nga kjo shkollë më një diplomë të vlefshme dhe e cila ju siguron një vend pune në treg.

Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” është një ndër shkollat e para profesionale në vend. Shkolla profesionale Bulqizë, si filial i kësaj shkolle u rihap në shtator të 2014, me mbështetjen e Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Punës, e cila u erdhi në ndihmë përgatitjes së punonjësve të kualifikuar në drejtimin Minierë dhe Gjeologji, me synimin për të përgatitur stafe të specializuara për minierën e Bulqizës, por jo vetëm.

Kjo shkollë ofron edhe drejtime të tjera si Teknologji ushqimore, me profile të ndryshme specifike, Shërbime sociale dhe shëndetësore të ndarë në disa profile, si dhe profilet ekonomike të paprekura akoma në masë.

Bulqize shp1

agjencia promovon punesimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës

10:53 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.