Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Qeveria miraton mbrojtje të posaçme për punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Burgjeve dhe familjarët e tyre

21:40 / November 27, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policet AMP
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Punonjësit operacionalë të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe drejtuesi i saj do të përfitojnë mbrojtje të posaçme në rast se kërcënohen për shkak të detyrës.

Vendimi i miratuar këtë të premte nga qeveria parashikon ruajtje dhe shoqërim fizik jo vetëm për punonjësit e rrezikuar, por edhe për familjarët e tyre, si dhe masa për mbrojtjen e pronës.

Propozimi për këtë vendim ka ardhur nga ministri i Drejtësisë dhe përcakton kushtet dhe procedurat për garantimin e mbrojtjes së veçantë të punonjësve të këtij institucioni, kur për shkak të ushtrimit të detyrës përballen me ërcënime nga persona të tretë..

Për të përfituar mbrojtje të veçantë, duhet të ekzistojnë rrethana serioze që rrezikojnë jetën, familjen apo pronën e punonjësit, si dhe të ketë lidhje shkakësore ndërmjet kërcënimit dhe ushtrimit të ligjshëm të detyrës.

Në pikën 4 të vendimit përcaktohen tri mënyrat e mbrojtjes së veçantë:Ruajtja apo shoqërimi fizik i punonjësit të Agjencisë të rrezikuar; Ruajtja apo shoqërimi fizik i familjarëve të rrezikuar të punonjësit të Agjencisë; Ruajtja e pronës së punonjësit të Agjencisë të rrezikuar.

Për shqyrtimin e kërkesave për mbrojtje do të ngrihet pranë Agjencisë, Komisioni për Vlerësimin e Kërcënimeve, i përbërë nga pesë anëtarë.

Kërkesa mund të paraqitet nga vetë punonjësi i kërcënuar, strukturat e Agjencisë, por edhe nga çdo organ tjetër publik që merr dijeni për rrezikun. Ajo duhet të përmbajë faktet dhe rrethanat që përbëjnë rrezik serioz, si dhe burimin e provave ku ato bazohen.

Komisioni ka në dispozicion 10 ditë nga paraqitja e kërkesës për të vendosur për pranimin ose mospranimin e saj. Në rast miratimi, përcaktohen masat konkrete të mbrojtjes, kohëzgjatja e tyre, strukturat përgjegjëse për zbatimin, shpenzimet dhe subjekti që do t’i përballojë ato.

Megjithatë, në rastet kur rreziku është serioz dhe i menjëhershëm, masat e sigurisë mund të merren pa pritur vendimin e komisionit,thote vendimi.

“Në rastin e një rreziku serioz dhe të çastit, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale urdhëron strukturat përkatëse në Agjenci të marrin masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e jetës, të familjes e të pronës së punonjësit të kërcënuar të Agjencisë”, përcaktohet në pikën 14 të VKM-së.

Mbrojtje parashikohet edhe për punonjësit që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit dhe familjes së tyre. Në këto raste, masat urgjente mbrojtëse merren si për punonjësin, ashtu edhe për familjarët, sipas nevojës dhe intensitetit të kërcënimit.

Në rast se kërcënohet vetë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë, kërkesa për mbrojtje të veçantë i paraqitet Ministrit të Drejtësisë, i cili urdhëron marrjen e masave.

agjencia Burgjeve mbikeqyrjes mbrojtje Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prej 12 orësh reshje të dendura pa pushim, përmbytet Vlora! Situatë e vështirë në lëvizjen në qytet

22:20 / November 27, 2026

Dhuna në protesta, Qeveria mbron bizneset dhe pronën publike për çdo shkatërrim në të ardhmen

19:24 / November 27, 2026

“Jeni populli më proevropian në Ballkanin Perëndimor”, Marta Kos uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Flamurit!

13:29 / November 27, 2026

Halit Valteri emërohet kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit 

11:36 / November 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.