Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kontrollet rrugore të policisë, rekord gjobash për parakalime të gabuara

13:35 / May 28, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trafik morine1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia rrugore ka shtuar kontrollet në të gjithë akset kombëtare me dronë, kamera dhe aparate fotografike për evidentimin e shkelësve të ligjit dhe parandalimin e aksidenteve.

Në bilancin një javor të publikuar nga policia bie në sy numri i lartë i gjobave për parakalim të gabuar, që në jo pak raste ka qenë dhe shkak i aksidenteve vdekjeprurëse.

Në total janë arrestuar 68 drejtues mjetesh, janë pezulluar 398 patenta dhe janë vendosur 5585 gjoba.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia Rrugore intensifikon kontrollet duke përdorur mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Në zbatim të detyrave të caktuara në Planin Operacional “Respekto rregullat, shpëto jetë”, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka intensifikuar kontrollet parandaluese në zonat me risk të lartë për ngjarjet rrugore me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, me fokus shkeljet dhe mjetet që janë rrezik potencial për t’u përfshirë në këto ngjarje rrugore.

Nga kontrollet e dedikuara 🚔 në rrugët urbane dhe interurbane në të gjithë vendin, përgjatë një jave janë arrestuar në flagrancë 68 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 33 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur;

👉Janë pezulluar 398 leje drejtimi, nga të cilat 298 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 84 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 16 për shkelje të tjera;

👉Janë ndëshkuar me masë administrative 5585 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

2458 për parakalime të gabuara, 1444 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 590 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 512 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 581 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.

👉 Janë ndëshkuar me masë administrative 678 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

Nisur nga ngarkesa e shtuar e trafikut gjatë fundjavës, kryesisht në akset rrugore interurbane dhe urbane, me destinacion zonat bregdetare të vendit, Policia Rrugore apleon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe do jenë të angazhuara me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të evidentuar dhe dokumentuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim disiplinimin e lëvizjes dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.