Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të ish-gjyqtarëve Fatos Lulo dhe Shkëlzen Selimi të shkarkuar nga Vettingu

17:10 / May 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjyqtaret
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

nga vettingu, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi më 28 prill kërkesën e SPAK dhe sekuestroi pasuritë e ish-gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo dhe ish anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimit. Sipas SPAK, ish-gjyqtarët  kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.

Shkëlzen Selimi u shkarkuar nga KPK-ja në korrik të 2018, për kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar si dhe për fshehjen e këtyre kontakteve. Ish-gjyqtari e ankimoi vendimin, por u shkarkuar nga Kolegji i Apelimit me vendim të formës së prerë në shkurt të 2019.

Fatos Lulo u shkarkua në mars të vitit 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa në korrik 2018, u shkarkua me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Apelit. për shkak se disponon pasuri pa burime justifikuese.

Pasuritë që i janë sekuestruar dy ish-gjyqtarëve:

Fatos Lulos i është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë. Ish-gjyqtari ka deklaruar se dyqanin në Rrugën e Durrësit në Tiranë, me vlerë 120 mijë euro, ia kanë bërë dhuratë motra. Kjo e fundit, sipas tij, i ka dhuruar edhe 100 mijë ero, ndërsa ka marrë hua edhe 480 mijë euro. Por, komisionet e Vetingut kanë konstatuar se motra e Fatos Lulos nuk ka pasur të ardhura të ligjshme financiare për të blerë dhe më pas dhuruar dyqanin me vlerë 120 mijë euro.

Shkëlzen Selimit, SPAK, duke zbatuar ligjin anti-mafia, i ka sekuestruar ½ e një karburanti në Shetitoren Lungomare në Vlorë. Duke qenë se ish gjyqtari u shkarkuar vetëm për pastërtinë e figurës, karburanti nuk ka qenë objekt diskutimesh gjatë seancave të procesit të Vetingut.

Karburantin ish gjyqtari e ka blerë në vitin 2013 për me vlerë 250 mijë euro. Ai pretenduar si burim një kredie me vlerë 6.6 milionë lekë, shitjen e një apartamenti dhe një garazhi në Vlorë me çmim rreth 79 mijë euro si dhe kursimet e tij me vlerë rreth 20 mijë euro. Karburantin e ka dhënë me qira me vlerë rreth 60 mijë USD në vit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.