Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Refuzoi terapinë për predatorët seksualë, gjykata në SHBA lë në burg prezantuesin e famshëm të dënuar për përdhunim

18:31 / May 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

83 vjeçari Bill Cosby, ish-prezantues i njohur, tashmë përdhunues i dënuar me burg në SHBA, ka humbur shansin e lirisë me kusht pasi ka refuzuar të kryente programin e terapisë për predatorët seksualë.

Gjykata e Pennsylvania refuzoi peticionin e Cosby për t’u liruar nga dënimi i tij 3 deri në 10 vjet burg pasi refuzoi programin e posaçëm për rehabilitimin e predatorëve të dhunshëm seksualë.

Cosby u dënua në 2018 për sulm të rëndë seksual, pasi kishte droguar e përdhunuar  ish-mikeshën e tij Andrea Constand në shtëpinë e tij në Philadelphia në 2004.

Cosby kishte të drejtën për apelim lirie me kusht pas tre vjet prapa hekurave për arsye të moshës dhe shëndetit, por kërkesa e tij u hodh poshtë.

Një zëdhënës i Cosby tha për mediat se vendimi nuk ishte i papritur.

“Lajmi për refuzimin e lirisë për aktorin dhe komedianin Bill Cosby nuk ishte i papritur për atë dhe familjarët”, tha avokati Andreë Ëyatt.

“Zoti Cosby ishte njoftuar muaj më parë se nëse refuzonte kurset e rehabilitimit për krimet e tij, lirimi do të mohohej. Ndërkohë ai vazhdon të pretendojë pafajësinë e tij dhe mohon akuzat si të rreme dhe pa prova”.

Zedhënësja e bordit të gjykatës Laura Treaster, tha se marrja në konsideratë e lirit të Cosby mbetet në fuqi, në varësi të pjesëmarrjes në programin e terapisë për predatorët seksualë.

Avokati i Cosby shtoi se 83 vjeçari po ia kalon relativisht mirë në burg dhe mbetet me shpresë, megjithë moshën e thyer dhe sëmundjet.

 “Ai është i freskët si një kastravec,” tha Wyatt, duke shtuar se Cosby mezi pret vendimin e gjykatës së lartë të Pennsylvania për apelin e avokatëve.

  • 1 9
  • 2 32

SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Surprizëëë!! Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël

19:01 / September 7, 2026

Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

18:20 / September 7, 2026

Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

13:14 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.