Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kombinim mes mutacionit indian dhe britanik, Vietnami identifikon variantin e ri të Covid-19

22:00 / May 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
coronavirus 696x497 1 696x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet në Vietnam kanë zbuluar një variant të ri të koronavirusit, i cili sipas tyre është një kombinim i variantit indian dhe atij britanik. Po ashtu autoritetet kanë thënë se ky variant përhapet më shpejt me ajër.

Në pjesën më të madhe të vitit të kaluar, Vietnami përballoi me sukses situatën e pandemisë, por tani po përballet me një rritje të infeksioneve. Që nga muaji prill janë regjistruar më shumë se gjysma e 6856 rasteve të verifikuara në total dhe 47 vdekje.

“Vietnami ka zbuluar një variant të ri COVID-19 që kombinon karakteristikat e dy varianteve ekzistuese të gjetura për herë të parë në Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar”, tha Ministri i Shëndetësisë, Nguyen Thanh Long.

“Është tepër i rrezikshëm”, ka thënë ai në një takimi qeveritar, sipas një regjistrimi audio që disponon agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ministri i Shëndetësisë, Nguyen Thanh Long tha për median shtetërore se “Vietnami së shpejti do të publikojë të dhëna gjenome të variantit të identifikuar rishtas”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar katër variante të koronavirusit: varianti indian, ai britanik, variant i Afrikës së Jugut dhe varianti brazilian.

Zyrtarët në OBSH nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së agjencisë “Reuters” për koment në lidhje me variantin e identifikuar në Vietnam.

Viruset shpesh zhvillojnë ndryshime të vogla gjenetike ndërsa riprodhohen dhe variante të reja të koronavirusit janë identifikuar pothuajse që kur u zbulua për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

Vietnami deri më tani ka vaksinuar 1 milion njerëz me doza të vaksinës së kompanisë “AstraZeneca”. Javën e kaluar autoritetet nënshkruan një marrëveshje me “Pfizer” për 30 milionë doza, të cilat janë planifikuar të dorëzohen në tremujorët e tretë dhe të katërt të këtij viti. Po ashtu vendi është në bisedime me kompaninë “Moderna” për të blerë doza të vaksinës, me qëllim vaksnimin e 80% të popullisë prej 96 milionë banorë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.