Para se të zhdukej, ish-shefi i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviq ka folur për herë të fundit me familjarët e tij.
Mediat lokale shkruajnë se për herë të fundit Elezoviq ka telefonuar familjen e tij mbrëmjen e 27 majit, dhe e ka informuar se ndodhej në lumin Buna e se po priste dike për ta transportuar me varkë në anën tjetër të Malit të Zi.
“Po pres të kaloj me varkë nga ana tjetër e Malit të Zi,”- mësohet të ketë thënë ai.
Pas kësaj telefonate, askush nuk ka dëgjuar më për ish-shefin e Policisë. Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se ne bashkëpunim kane qene duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.
