Vrasja e boksierit Tasos Mperdesi që tronditi ditën e sotme Greqinë, lidhet me larje hesapesh, gjyqe dhe arrestime.
Për ekzekutimin e 39-vjeçarit Tasos Berdesis, autorët e krimit duket se kanë ndjekur një plan të mirë-organizuar kundër tij, duke e lënë të vdekur në vend, por kush ishte boksieri Tasso Berdesis?
Ai ishte bërë i njohur gjerësisht përmes pjesëmarrjes së tij në reality shoë ‘Survival of Open’, nga i cili kishte dalë si fitues, ndërsa në të kaluarën ai kishte marrë pjesë në Star Hellas 2008.
Emri i tij kishte ishte i njohur për togat e zeza disa vjet më parë dhe konkretisht që prej vitit 2006. Ky ishte viti ku emri i tij u përmend në gjyq për një operacion gjigand, ku policia shkatërroi një bandë që terrizonte banoret natën. Midis emrave të përfshirë në rastin e famshëm të Patras ishte emri i boksierit grek, Tasos Berdesis.
Nga 26 të akuzuarit në këtë operacion, vetëm pesë u liruan, duke përfshirë Berdesis. 21 të tjerët u dënuan me pesë vjet burgim të përjetshëm. Mirëpo, përfshirja e tij në botën e krimit nuk ndaloi këtu. Pas vrasjes së një biznesmeni grek në vitin 2009, boksieri u përfshi në dosje dhe jetoi disa kohë si i arratisur. Lidhur me këtë ngjarje, boksieri nuk e pranoi kurrë përfshirjen.
“Kur u zhvillua gjyqi i parë, unë nuk e dija saktësisht se çfarë kishte ndodhur, sepse isha në një grindje. Nuk e dija pse u akuzova. U informova përmes telefonit që gjyqtarët kishin folur për pëerfshirjen time në një organizatë kriminale. Pas kësaj, me nxitje të njerëzve të mi, vendosa të arratisesha sikur të isha një kriminel. Unë kurrë nuk kam pasur lidhje me situata të tilla. Fakti që për një kohë të shkurtër kam punuar në disa dyqane në Patras dhe kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera me biznesmenë, nuk do të thotë që unë jam i përfshirë në banda kriminale. Unë i njihja disa nga të akuzuarit nga palestra ose boksi”, tha boksieri në një intervistë.
“Unë kurrë nuk kam lënduar askënd. Pastaj vendosa të paraqitesha në gjyq, shkova në ditën e faljes time, ku gjyqtarët më liruan nga kjo histori. Në të njëjtën kohë, megjithatë, unë u arrestova për vrasje në tentativë dhe kështu u lash në burg“, shtoi ai pa pranuar fajësinë.
Për katër muaj, kampioni i boksit Tassos Berdesis mbeti në burgun Agios Stefanos në Patra, derisa u shpall i pafajshëm. “Kur dëgjova vendimin e pafajësisë të gjyqtarëve, u përkula dhe u përlota. Të akuzohesh për të qenë vrasës nuk është gjëja më e mire”, tha boksieri aso kohe.
Karriera atletike
Tassos Berdesis ishte mjaft i suksesshëm në fuhën e boksit. Ai arriti fitoren me ekipin e Panathinaikos, në Dhjetor 2011 në Lojërat Panhelenike të Boksit në kategorinë parë për meshkuj dhe ka fituar medalje të artë. Mbresëlënëse ishte edhe fitorja që ai arriti në Kavala, kundër paraardhësit të tij dhe ish-kampionit për tre vjet rresht, Militopulos, me 15-8 në pikë. Një medalje e artë që më pas hapi rrugën për qëllimin e madh ishte dhe fitorja në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012!
Nga viti 1999 e këtej ai kurrë nuk u mund nga një atlet grek. Ai fitoi kampionatin e tij të parë në kategorinë e parë në 2002, më pas në në 2007 dhe përsëri në 2011 në të njëjtën kategori. Në 2006 ai fitoi Pan-Evropian, ndërsa në 2007 ai fitoi Kupën e Akropolit, ndërsa u kualifikua për Olimpiadën në Pekin në 2008.
Ai filloi karrierën e tij profesionale në 2012 në ‘No Limits 17’ në Patras, ku në një stadium të mbushur me njerëz ai mposhti në mënyrë mbresëlënëse Basser Belkir dhe filloi një varg të madh fitoresh dhe të pamposhtur që zgjat deri më sot, kundër shumë boksierëve të fortë nga e gjithë bota.
Boksieri grek Tassos Mperdes u ekzekutua mëngjesin e sotëm në zonën e Varit në Athinë . 39-vjeçari është një emër i njohur në botën e krimit dhe i dënuar më parë në vitin 2008. Pista kryesore e hetimit për vrasjen e tij është pastrimi i llogarive. Autorët qëlluan nga një makinë ndërsa kalonin pranë vendit ku ishte boksieri 39-vjeçar, i cili po shkonte në një palestër. Sipas dëshmitarëve, autorët përdorën për vrasjen një armë tip kallashnikov dhe në vendin e ngjarjes u gjetën më shumë se 10 gëzhoja