Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Debati për listat, Gjana: Në PD i kanë vetëm dy persona, të dhënat personale mbrohen me ligj

20:20 / May 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 05 31 at 19.35.52
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i komisionit për zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana ka sqaruar edhe njëherë arsyet përse nuk bëhen publike listat e anëtarëve që votojnë në 13 qershor për të zgjedhur sekretarin e ri apo të jenë ato në dispozicion të kandidatëve.

I ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun, Gjana tha se ligji i hartuar në vitin 2008 për mbrojtjen e të dhënave personale nuk e lejon një gjë të tillë. Ai shtoi më tej se janë vetën dy persona në PD që disponojnë listën, punonjësi i IT dhe sekretari organizativ.

“Ky është një debat që nuk është sot. Ishte më shumë në 2017. Ne jemi vend që kemi nënshkruar marrëveshjen e stabilizim asociimit në 2006, demokratët e nënshkruan. Që nga ai moment Shqipëria ka detyrime për të përputhur legjislacioni me ato të vendeve të BE. Kemi një ligj të hartuar në 2008 për mbrojtjen e të dhënave personale. Jemi të detyruar ta respektojmë. PD është organizatë dhe nuk është e pritur ta thyejë këtë ligj.

Ne po respektojmë këtë ligj. Kërkesat e ligjit janë: është përcaktim i standarde evropiane të dhënat personale të një individi konsiderohen sensitive dhe personale, si të dhanë me përkatësinë etnike, racore, politike, fetare etj. këtë listë e ka një sektor që quhet sektori i Teknologjisë së informacionit. Nuk e ka as unë, as kryetari. Kemi një punonjës IT, ky dhe sekretari organizativ i PD janë njerëzit përgjegjës për të hyrë në sistem. Këshilli Kombëtar i PD ka përcaktuar personin që është përgjegjës. Ato janë futur në sistem. Nëse këta njerëz nxjerrin këto lista ndodhen përpara një përgjegjësie ligjore,” deklaro ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.