Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

U kapën me lekë në makinë, me të cilat do blinin vota/ Apeli i GJKKO lë në burg 2 eksponentët e LSI-së

10:49 / June 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grupi 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë lënë në burg nga apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dy të rinjtë, Denis Xholi dhe Albjon Çeku, të cilët u kapën gjatë fushatës zgjedhore me lekë dhe fletë votimi në makinë.

Të rinjtë, eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Bëhet fjalë për zyrtarin e bashkisë së Bulqizës, Denis Xholi dhe i afërmi i tij, Albjon Ceku.

Ata u kapën 3 ditë para ditës së zgjedhjeve fillimisht nga militantë të PD, me në krye Xhelal Mziun, e më pas policia sekuestroi në automjetin me të cilin udhëtonin një shumë lekësh rreth 500 mijë lekë, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

Po kështu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për dy militantët e PD-së të cilët akuzohen për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, pasi u kanë bllokuar rrugën dy shtetasve të arrestuar, në afërsi të rrethrrotullimit të Maqellarës.

Kujtojmë se menjëherë pas ngjarjes Kryeministri Edi Rama reagoi duke shkruar se bëhej fjalë për inskenim e për kapje njerëzish që nuk kanë lidhje me PS-së, me qëllim që të baltosin partinë. Ndërkohë shtabi Elektoral i PS Dibër sqaroi se Denis Xholi është eksponent i LSI-së

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.